Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 22 Prill 2025, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

Share

Ditën e sotme në vendin tonë, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësirave të shpeshta, të cilat pasmesditës pritet shtim i tyre, duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Verior dhe verilindor, ku shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button