Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 21 Janar 2025, kthjellime dhe vranësira

Share

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Pas mesditës dhe në vijim, pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu, si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Herë pas here, shirat do të jenë në formë rrebeshi. Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës, moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 21 Janar 2025, kthjellime dhe vranësira appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Back to top button