Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 2 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 32°C

Share

Ditën e sotme, territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale, duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 32°C vlera maksimale, e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button