Parashikimi i motit 2 Janar 2025, kthjellime dhe vranësira
Vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.
Më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat malore Lindore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dendura do të jenë në zonat veriore.
Ndërkohë, gjatë natës pritet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.
The post Parashikimi i motit 2 Janar 2025, kthjellime dhe vranësira appeared first on Albeu.com.
Huazuar nga Albeu.com