Parashikimi i motit 14 Maj 2025, kthjellime dhe vranësira të lehta

Ditën e sotme në vendin tonë, orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin prezencë më të dukshme të vranësirave, duke gjeneruar shira të dobët e lokalë në zonat Qëndrore dhe skajin Jugor-Juglindor, duke pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, ndërsa rriten maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në Pukë, deri në 27°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehte deri mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim i ulët.