Aktualitet dhe Lajme

PAMJET/ Mbi 8 të arrestuar për sherrin masiv mes dy grupeve në Korçë

Share

Mbi 8 persona janë arrestuar nga Policia e Korçës në lidhje me sherrin me thika mes dy grupeve të regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali, pranë parkut kryesor të qytetit juglindor.

Ende nuk dihet identiteti i të 8-të të arrestuarve, por burime bëjnë me dije se personat e arrestuar kanë qenë pjesë e konfliktit masiv.

Dyshohet se sherri ka nisur për motive banale, ku ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse dhe mjeteve të forta.

Kujtojmë se të plagosur me thikë mbetën shtetasit Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro, të cilët u transportuan në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në komisariat u shoqëruan shtetasit  Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.

Në vijim pritet komunikata e policisë së Korçës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button