Aktualitet dhe Lajme

Osmani takim me Rohde: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin

Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë procesi i konstituimit të institucioneve të reja. Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

“Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button