Aktualitet dhe Lajme

Opozita sërish në protestë, Lela: Tubimi i radhës në Surrel tek Edi Rama

Share

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka konfirmuar një prej skenarëve të ardhshëm të protestave opozitare. I ftuar në EuroNews Albania, Lela ka folur rreth trajtës që kjo mosbindje civile do të marrë në vazhdim.

Një prej aksioneve të përmendura është edhe zhvillimi i protestës në Surrel, tek banesa e kryeministrit Edi Rama. Alfred Lela ka pohuar se kjo është një mundësi për të ndodhur por ende nuk dihet se kur do t’i vijë koha për tu vendosur në zbatim.

Ky skenar është përmendur dhe nga kreu u demokratëve, Sali Berisha gjatë një reagimi të bërë mbrëmjen e djeshme në lidhje me protestën gjithashtu dhe nga deputeti Flamur Noka gjatë tubimit të sotëm.

“Është në menynë e opsioneve të Partisë Demokratike dhe opozitës edhe vajtja në Surrel. Ka qenë është dhe do të jetë. Se kur e ka kohën nuk e di.

Është në meny, por se kur i vjen koha asaj gjelle të menysë, atij instrumenti që zoti Berisha ka përmendur si instrumente të mosbindjes civile, ne do e shikojmë në varësi të rrethanave, të situatave dhe në varësi të asaj që ka opozita si kryetemë, një qeveri teknike e cila nuk ia jep pushtetin as Mulit, as Saliut as Arianit dhe as Alfredit, por të thotë që në këtë vend pushtetet mund të merren me garë të hapur e të ndershme”,-tha Alfred Lela.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button