Aktualitet dhe Lajme
Opozita bllokoi foltoren, mbyllet seanca plenare pas 22 minutash
Ka zgjatur vetë 22 minuta seanca e sotme plenare.
Pjesëmarrës në këtë seancë nga opozita ishin vetëm deputetët, të cilët nuk ishin të përjashtuar.
Ata nuk kanë lejuar mbarëvajtjen e punimeve, duke bllokuar foltoren dhe qëndruar aty me pankarta në duar.
Nënkryetari i parlamentit Bledi Çuçi, i cili udhëhoqi sot seancën, i dha fjalën deputetëve të mazhorancës që të flasin, ndërsa opozitarët penguan fjalën e saj duke goditur tavolinat.