Aktualitet dhe Lajme

Operacioni “Seria” në Kavajë/ Përfundon në pranga 33-vjeçari për disa vjedhje dhe posedim droge

Share

Policia e Kavajës ka finalizuar operacionin e koduar “Seria”, duke vënë në pranga autorin e disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në zonën e Kavajës dhe fshatin Synej.

I arrestuari është shtetasi K. H., 33 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se gjatë periudhës gusht 2024 – shkurt 2025 ka kryer vjedhje në të paktën tre banesa, ku ka marrë pajisje dhe sende me vlerë.

Policia e identifikoi dhe arrestoi autorin pas një pune të detajuar hetimore, duke përdorur edhe veshjet e tij të përdorura gjatë vjedhjeve si provë materiale.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, efektivët zbuluan edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, çka e rëndon më tej pozitën e tij ligjore. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, veshjet e përdorura gjatë vjedhjeve dhe droga e gjetur në banesë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button