Operacioni policor në Durrës/ Kush janë dy “personat e rrezikshëm” që u arrestuan mbrëmë

Janë zbardhur emrat e dy prej të arrestuarve mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mësohet se bëhet fjalë për Erald Mustafën dhe Arbi Haxhiun, të njohur për policinë si pjesë e grupeve kriminale që veprojnë në qytetin bregdetar.
Operacioni është zhvilluar në zonën e Shkozetit, ku forcat e Policisë së Shtetit ndërmorën një aksion të gjerë, duke shoqëruar disa persona me rrezikshmëri të lartë.
Për shkak të profilit të lartë të të ndaluarve, në terren u angazhua një numër i madh efektivësh.
Sipas raportimeve, Mustafa dhe Haxhiu janë të evidentuar më herët për lidhje me veprimtari kriminale dhe kanë qenë nën vëzhgim të organeve të rendit.
Mustafa rezulton i ndaluar edhe më parë nga policia konkretisht në vitin 2023 ku u kap me armë.
Dyshohet se ai ishte nisur të kryente një vrasje për hakmarrje pasi i ishte vendos tritol në automjet. Ai gjithashtu mësohet se është pjesë e grupit të “Rrumit të Shijakut”.
Ai është arrestuar edhe në tentativë për të kryer një vrasje më 2021. Mustafa ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dënuar me 10 vite burg në Gjermani.
Derimë tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi numrin e saktë të të ndaluarve dhe akuzat që rëndojnë mbi ta, ndërsa pritet që policia të dalë me një deklaratë zyrtare.