Ogerta Manastirliu shkarkon motrën Anuela Ristanit te Universiteti Politeknik

Një luftë e ashpër brenda llojit po zhvillohet për “frenat” e Bashkisë së Tiranës. Arrestimi dhe burgosja e kryetarit tw burgosur Erion Veliaj, ka sjellë një valë lëvizjesh dhe influencash në bashkinë më të madhe të vendit.
Situata është tepër e nderë, ku çdokush po mundohet të tregojë forcën.
Besimi që i dha kryeministri Edi Rama zv.kryetares Anuela Ristani e ngritën pak në peshë, por “hienat” dhe njerëz të tjerë të fuqishëm brenda mazhorancës kanë filluar që t’a godasin nga të gjitha anët.
Fillimisht, iu anatemua bashkëshorti që punon në Presidencë dhe më pas pati një valë sulmesh ndaj Ristanit që drejton bashkinë.
Gjithçka duket një “orkestrim” sulmesh, por jo nga opozita tepër e lodhur dhe e dërrmuar nga zgjedhjet parlamentare.
Klanet e forta të mazhorancës kanë filluar sulmet frontale ndaj Anuela Ristanit, e cila duke mos qenë në ballë të këtyre sulmeve, po ndihet inferiore dhe pa asnjë mbrojtje.
Tashmë, “frenat” e Bashkisë së Tiranës po tenton që t’i marrë Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit. Më parë, Ogerta ka punuar në Bashkinë e Tiranës në kohën e Edi Ramës.
Pas burgosjes së Veliajt, Manastirliu ishte nja nga 4 drejtuesit politik të PS-së në Tiranë për zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që tashmë synon që t’i bëjë “opozitë” edhe Belinda Ballukut.
Por, kush është “preja” e parë e Manastirliut?!
Faksimile: Emërimi i znj. Adriana Ristanit si kryetare e Bordit të Administrimit Në Universitetin Politeknik të Tiranës
Në datën 4 prill 2021, ministria e Arsimit dhe Sportit delegoi zonjën Adriana Ristani, motrën e Anuela Ristanit (në atë kohë s’ishte kryetare në detyrë e bashkisë), si përfaqësuese në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Zonja Adriana vinte nga një karrierë të gjatë në arsim, ndërkohë që në atë kohë s’u emërua për shkak të pozicionit të së motrës.
Vitet kaluan dhe në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, u emërua Ogerta Manastirliu, e cila drejtoi për një kohë të gjatë Ministrinë e Shëndetësisë.
Secili i ka dëgjuar dhe lexuar “bëmat” apo skandalet e Manastirliut në shëndetësi, por në këto radhë ne do të ndalemi te veprimet e saj si ministre e arsimit.
Burime nga Universiteti Politeknik i Tiranës, thanë për redaksinë e VoxNews se disa ditë më parë, me një urdhër të beftë, ministrja Ogerta Manastirliu, ka shkarkuar nga detyra zonjën Adriana Ristani, motrën e kryetares në detyrë të Bashkisë së Tiranës.
Shkarkimi nuk erdhi si pasojë e menaxhimit dhe vendimmarrjes së zonjës Adriana Ristani te Universiteti, por si një “hakmarrje” e pastër e Manastirliut.
Shkarkimi ka ardhur pa asnjë paralajmërim, madje në një kohë që Universiteti është në prag të mbylljes së vitit akademik dhe po përgatitet për vitin tjetër, që fillon në fund të muajit tetor.
Momenti i shkarkimit përkon me luftën e ashpër të influencave të klaneve të mazhorancës në Bashkinë e Tiranës, ku Manastirliu po tenton që të “kapë” kryetaren në detyrë, për t’i shtrirë tentakulat te postet drejtuese.
Duket se, edhe takimet e kryeministrit Rama me drejtorët në atë bashki kanë ardhur si pasojë e kësaj “lufte”, ku të gjithë po tentojnë që të marrin ndonjë “copë tortë”, të lënë bosh pas burgosjes së Veliajt.
Duket se veprimi i Manastirliut për t’u hakmarrë te të afërmit e kryetares në detyrë është një “goditje poshtë brezit” dhe aspak morale. Dhe, lufta duket se sapo ka filluar…/VoxNews