Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Nga Partia Demokratike, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha dhe Elton Rroshi

Ditën e sotme, procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë, ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste, ka dalë në avantazh me rreth 1.200 vota më shumë se Partia Demokratike.
Raportohet se deri tani në radhët e PD-së më shumë vota kanë marrë Lorenca Hoxha me 257 vota, pasuar nga Elton Roshi, Myslim Murrizi, Grigels Muçollari dhe Lisandër Hoxha.
Ndërkohë, në kampin e PS-së prin Orlando Rakipi me 349 vota, duke lënë pas emra të njohur si Pandeli Majko dhe Blendi Gonxhja, të cilët gjithashtu kanë marrë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit. Procesi i numërimit vijon dhe pritet të sjellë zhvillime të reja në orët në vijim.
KZAZ 44 këtu në Rrogozhinë ka fituar PS me 1.200 vota më tepër. Procesi i numërimit për votat e kandidatët ka filluar në orën 11.00. Deri tani, në PD ka marrë më shumë vota Lorenca Hoxha me 257 vota, dhe Elton Rroshi, Myslim Murrizi, Grigels Muçollari, Lisandër Hoxha. Në PS, me më shumë vota është Orlando Rakipi me 349 vota, kanë marrë shumë vota edhe Pandeli Majko, Blendi Gonxhe.