Numërohen 3053 kuti votimi në gjithë vendin/ PS thellon epërsinë ndaj PD me mbi 151 mijë vota. Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 3053 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
PS kryeson me 423,880 vota ose 52.7%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 272,425 vota për momentin, ose 33.9%.
Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 29,736 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 28,651 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 22,550 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 10,704 të tilla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 423,880 vota – 52.7%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 272,425 vota – 33.9%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 29,736 vota – 3.7%
Partia Mundësia – 22,550 vota – 2.8%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 9,425 vota – 1.2%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,567 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 578 vota – 0.1%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 28,651 vota – 3.6%
Lëvizja Bashkë – 10,704 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,920 vota – 0.4%
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,181 vota – 0.1%