Numërimi mbrapsht për Papën e ri ka filluar! Në Vatikan monotohet oxhaku për ‘’tymin e bardhë’’

Fillimi i Konklavit po afron, data e hapjes është caktuar për të mërkurën, më 7 maj dhe sytë e të gjithë botës janë përqendruar në Vatikan, ku 133 kardinalë do të mblidhen për të zgjedhur Papën e ri. Por, një gjë është e sigurtë: veshja është tashmë gati, ose pothuajse.
Ndërsa ditën e sotme ka nisur instalimi i oxhakut në Kapelën Sistine, nga i cili do të dalë tymi që do të tregojë, gjatë Konklavës, nëse papa është zgjedhur apo jo nga kardinalët.
Madje ditën e sotme mund të ketë disa prova për të testuar funksionimin e tij.
Sot do të rifillojnë edhe kongregacionet e kardinalëve, pas pauzës për reflektim. Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e konklavës më 7 maj, zgjedhja e shumëpritur e një pape të ri pas vdekjes së Françeskut.
“Kardinalët do të mblidhen fillimisht në orën 10:00 për Meshën e njohur në latinisht si ‘Pro Eligendo Romano Pontefice’ në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan”, thuhet në njoftim.
Në orën 16:15, kardinalët me të drejtë vote do të mblidhen në Kapelën Pauline në Pallatin Apostolik, nga ku do të shkojnë në Kapelën Sistine në orën 16:30.