Aktualitet dhe Lajme

“Nuk ka asnjë problem se shkojnë me eskortat’’, avokati i Metës: Nëse janë beqarë, edhe atë në burg kanë të drejtë të njihen me vajza

Share

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës ka një qëndrim ndryshe mbi takimet speciale të të burgosurve me eskortat dhe vajzat e shoëbizz-it.

Sipas Cakranit nuk ka asnjë problem për sa kohë ato janë beqare, ndërsa thekson se problemi i vërtetë është korrupsioni.

Pjesë nga intervista:

Borakaj: A keni ju klientë që ju kërkojnë takime të shtuara speciale?

Cakrani: Ne po i trajtojmë takimet speciale si herezi e madhe. Unë nuk mendoj se ka problem se shkoi me një eskortë apo nuk shkoi. Problemi në sitemin e burgjeve janë të pafundme.

Që nga mungesa e orëve shtesë të punonjësve, mungesa e veshjesh, të paraburgosurit nuk marrin ushqimin. Ne nuk flasim për rehabilitimin, pasi kjo është më kryesorja. A flasim për mbipopullimin në burgje. Ne merremi me gjëra anësore që nga pikëpamja ligjore unë nuk mendoj se ka shkelje ligji.

Secili ka të drejtën e tij kur është në burg që të njihet me një vajzë nëse është beqar. Ata që duan të zgjidhin njëherë e mirë hallet e popullit të burgosur nuk duhet të merret me hallet e Laert Haxhiut.

Ka shkaur një vajzë atje, ai e ka të dashur, ku është këtu për të diskutuar, sa shkoi, ku shkoi, sa pagoi, pse nuk merremi me problematikat. Unë kam pafund klientë në burgje, ata kanë problem që nuk marrin ditët. Nëse ti nuk paguan administratën e burgjeve ti nuk merr ditët që të takojnë me ligj.

Borakaj: Sa paguan?

Cakrani: Nuk është problem se korrupsion është, s’ka rëndësi shuma. A kemi sistem arsimor në paraburgim? Nuk kemi, kjo është kryesorja.

Borakaj: Ju nënshtrua kontrolleve blic qelia e zotit Meta?

Cakrani: Nuk e di, nuk ma kanë komentuar këtë fakt. Por besoj se po. Sepse Metën e trajtojnë si një njeri të panjohur dhe kështu që edhe ta kenë kontrolluar, nuk do të ishte surprizë. Nuk ka asgjë për të fshehur.

Borakaj: Si i ka raportet me pjesën tjetër të të dënuarve?

Cakrani: Rri vetëm në dhomë, i kryen vetëm veprimet e tij.

Borakaj: Po takime, sa bën në një muaj?

Cakrani: Sipas ligjit duhet të bëjë 4 takime, por këta kanë marrë urdhër që edhe ushqimet që i çojnë t’i marrin si takim. Kjo është një shkelje e rregullores.

Borakaj: Nuk besoj se konsumon ushqimin e burgut, apo jo?

Cakrani: Jo, konsumon ushqimet që i çojnë familjarët.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button