Aktualitet dhe Lajme

Nuk i pëlqeu pyetja, Rama shtyn gazetaren (VIDEO)

Share

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka shënuar një tjetër skandal, pasi shtyu gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.

Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit, po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.

“Ju lutem mos më prekni më”, iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.

Kjo nuk është hera e parë që Rama, ushtron dhunë verbale ndaj gazetares Ambrozia Meta.

Por kësaj here u tejkaluan kufijtë, pasi Rama përdori edhe dhunën fizike.

 

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button