“Nuk e meriton finalen”, përgjigjet e banorëve ngjallin debat, sa të sinqertë u treguan ata

Debate janë ndezur dy ditët e fundit mes banorëve, të cilët dhanë një opinion për të zgjedhur finalistët e tyre.
Në Prime, këto debate u përcollën kështu:
Gjesti: Rozana tha Eglin sepse do të pajtohet por nuk e mendon finaliste. Loredana dhe Jozi e bënë vetëm se janë çift, por asnjëri nuk e mendon njëri-tjetrin finalist.
Egli: Ky është një format që ka treguar se mund të dalësh, të kthehesh dhe ta fitosh. Këta që nuk e pranojnë, nuk bien dakord me fakte dhe me gjëra që kanë ndodhur.
Danja: Egli erdhi, të tjerë kanë ardhur për arsye të vetat, por nuk është njësoj me ata që nuk kanë dalë. Nuk është njësoj sepse ke patur situatat e tua, del, e sheh çfarë ke bërë gabim dhe kthehesh ta rregullosh. Pra zgjedh të bësh lëvizjet për të rregulluar lojën dhe është më e kujdesshme që të mos gabojë. Edhe Jozi është më i kujdesshëm që të mos ketë atë lojën e rëndë që e penalizoi, me fjalët e rënda.
Egli: Ky është kompleks inferioriteti dhe nuk ke asnjë argument për ta mbështetur.
Rozana: Për Gjestin, kur e pyeta nëse e konsideron Eglin finaliste, nuk më dha përgjigje kështu që nuk mund të komentojë zgjedhjen time. Egli ka bërë gjërat që ka bërë dhe më parë, nuk shoh ndonjë ndryshim të madh. E frenon veten për disa gjëra, por kaq. Në debate është njësoj. Ndërsa mua, kur më erdhi rasti të thosha emrat e mi, thashë vetëm anët pozitive. Ashtu siç nuk do doja të thoshin anët e mija negative, të cilat nuk i dëgjoj.
Gerta: Gjesti ka thënë gjithmonë që Laerti nuk ka bërë asgjë dhe dje i tha emrin për në finale. E tha vetëm sepse këta mbështesin njëri-tjetrin siç janë në grup. Për Jozin, e ka tendencën që do t’i përmendim emrin si finalist. Unë ia kam thënë që nuk e shoh në finale, megjithatë nominimi i fundit më ngriti dyshime. Kam menduar se Aldo do ishte një nga finalistët, por ai doli përballë Jozit. Më habiti shpëtimi i Jozit dhe fakti që ai përsërit me siguri ‘unë do jem në finale’. Unë me dëshirë, do doja që finalistë të ishin 3 banorë nga divani i kuq.