Aktualitet dhe Lajme

“Nuk bëhen negociatat në kafe”-Kalaja: I kam thënë Berishës nëse duhet emri im për Tiranën, jam e gatshme! U morëm gjithë verën me farsën zgjedhore! Duhej thërritur Këshilli Kombëtar

Share

Kandidatja e PD-së si deputete për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Adriana Kalaja ishte sot e ftuar në News24 teksa foli për emrin e mundshëm të opozitës përballë Ogerta Manastirliut në votimet e pjesshme për bashkinë e kryeqytetit më 9 nëntor.

Kalaja thekson se i ka thënë Berishës për të propozuar emrin e saj si kandidatë.

Ndërkohë nga ana tjetër, kritikoi mënyrën si opozita po bën negociatat për emrin e përbashkët në kafene.

Sakaq, shton se PD dhe Berisha duhej të kishin mbledhur Këshillin Kombëtar.

Adriana Kalaja: I kam thënë Berishës nëse duhet emri im jam e gatshme. Berisha ka thënë do e diskutojmë me strukturat. Si bëhen negociatat? Duke pire kafe te Rogneri. Gjithë vera që kaluam u morëm me farsën zgjedhore, por nga 15 maji që u duk ku ishte PD-ja deri sot nuk ka mbledhur ende Këshillin Kombëtar. Si u vendos? Është njësoj si të heqësh dorë nga zgjedhjet, u kthyem te 2019.


Start News

Reklama
Back to top button