Noizy rikujton një moment historik – “Jena mbretër” kënga e parë me një milion shikime, pa videoklip

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka rikthyer vëmendjen te një moment unik në historinë e muzikës shqiptare, duke përkujtuar suksesin e këngës së tij “Jena mbretër” në vitin 2010.
Kjo këngë u bë e para në skenën shqiptare që arriti një milion shikime në YouTube, dhe kjo arritje e madhe u realizua pa pasur fare klip zyrtar.
Ky postim i Noizyt rikthen në pah fuqinë e vërtetë të muzikës dhe ndikimin që ajo mund të ketë edhe vetëm përmes vargjeve dhe ritmit, pa pasur nevojë për skena vizuale apo produksione të mëdha.
“Në 2010 kënga Jena Mbretër, kënga e parë shqiptare me një milion shikime, plus nuk ka pasur as video”, ka shkruar ai.
“Jena mbretër” mbetet një prej këngëve më ikonike për të gjithë artistët shqiptarë, duke dëshmuar që suksesi vjen nga talenti dhe mesazhi i fortë që transmetohet te publiku.
Ky rikujtim nga Noizy jo vetëm që feston këtë arritje historike, por edhe frymëzon brezat e rinj të muzikës shqiptare që të vazhdojnë të krijojnë me pasion dhe sinqeritet.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) numëron hite të shumta dhe bashkëpunime me emra të njohur.