Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Njoftim i rëndësishëm për fermerët dibranë

Share

🗣️Njoftim i rëndësishëm për fermerët dibran!🧑‍🌾

#SkemaKombëtare2024 – Aplikimet nisin më 2️⃣7️⃣ Mars!

👇Masat mbështetëse:

🐏🐐| Fermat me të imta✅

Me Skemën Kombëtare 2024, fermat me dele dhe dhi, mbështeten në vlerën 1200 lekë për krerë, për tufa me 100 deri në 300 krerë. Do të jepet 50% e financimit për çdo krerë bagëti mbi 300, e kështu nxisim më shumë rritjen e tufave dhe punojmë për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë.

🐄 | Fermat me lopë✅

Me Skemën Kombëtare 2024, fermat me lopë mbështeten në vlerën 10 mijë lekë për krerë, për tufa me 10 deri në 50 krerë lopë, ndërsa për çdo krerë mbi tavanin, do të jepet 50% e financimit, duke nxitur më shumë rritjen e tufave dhe realizimin e një ekonomi shkalle akoma më të lartë.

🍯🐝 | Bletaria ✅

Me Skemën Kombëtare 2024, bletaria mbështetet në vlerën 1000 lekë për zgjua, për fermat mbi 50 zgjoje. Për herë të parë këtë vit do të financohet mbi tavanet e çdo mase mbështetëse, një risi kjo që do të rrisë përfitimin për çdo aplikues.
Konkretisht, fermat me mbi 150 zgjoje bletësh, do të financohen me 50% të masës, për çdo zgjua mbi tavanin 150.
🤝🏻Bletarët e bashkuar në një grupim fermerësh, do të përfitojnë të parët, duke marrë secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.🐝

🌱| Bimët Aromatike dhe Medicinale✅

Do të mbështeten fermerët e Bimëve Aromatike Medicinale me 30 mijë lekë për hektar, për 1 deri në 10 hektarë sipërfaqe.
Fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.

🫑🍓🍇 | Perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline në serra ✅

Me Skemën Kombëtare 2024, bujqësia në serra mbështetet në vlerën 200 mijë lekë për hektar, për sipërfaqe 1 deri në 5 hektarë, por jo më shumë se dy sezone mbjellje në vit.
Për herë të parë këtë vit janë eliminuar tavanet e aplikimit.Fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 5 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.

🚜| Mbështetja Me Naftë✅

Këtë vit nafta do të shpërndahet nëpërmjet pagesës në lekë për hektar, në llogarinë bankare të çdo fermeri aplikues, e përllogaritur në bazë të normativave të konsumit të naftës, për sipërfaqe më të mëdha se 1 hektar.
Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë Skemë.
Për herë të parë këtë vit janë eliminuar tavanet e aplikimit. Fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.✅

👉Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Blegtorëve dhe Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt, drejt të njëjtit treg dhe me të njëjtin protokoll prodhimi.🤝

#zhvillimruraliqëndrueshëm #fermeretprioritet🧑‍🌾
#MinistriaeBujqësisëdheZhvillimitRural
#BashkiaDibër

Back to top button