Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Njoftim i rëndësishëm nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Share

Dibër/ Njoftim

Gjatë ditës së sotme, qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe për këtë shkak në disa aske rrugore janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, të cilat po vijojnë të pastrohen nga firmat kontraktore.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë dhe po patrullojnë për menaxhimin e lëvizjes së mjeteve në të gjitha akset rrugore.

Gjithashtu, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të kenë vendosur mjetet antirrëshqitëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

#policianëshërbimintuaj

Back to top button