
‘Njerëzit e varfër e meritojnë të jenë të tillë’. Kjo ishte deklarata e aktorit Ermal Mamaqi e thënë publikisht disa ditë më parë që ndezi rrjetin për të lëshuar lumë komentesh negative mbi kontekstin e saj.
I ftuar mbrëmjen e sotme në panelin e ‘Goca & Gra’, Mamaqi sqaroi atë që ka dashur të thotë duke mos u tërhequr pas. Sipas aktorit, varfëria është zgjedhje, dhe kjo merr kuptim për dikë të moshës 40 vjeç dhe gjatë gjithë jetës së tij ka qenë një dembel.
“Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka 2 kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh Mamaqi.
Start News
