Aktualitet dhe Lajme
Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Emrat e të aksidentuarve në Milot-Thumanë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person ka humbur jetën rrugës për në spital.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë, ku udhëtonin 4 persona të një familjeje ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Bëhet me dije se 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Burime nga Trauma për aksidentin e Milotit: 3 të plagosur po marrin trajtim tek Trauma, ndërsa 78 vjeçari Lirim Cahi ka humbur jetën rrugës.
Të aksidentuar kanë mbetur:
Lirim Cahi 78 vjeç (ka ndërruar jetë)
Ilir Cahi 55 vjeç
Mira Tafa 62 vjeç
Besmir Cahi 29 vjeç