Aktualitet dhe Lajme

Një studente plagoset rëndë gjatë protestave në Serbi, arrestohen katër persona

Share

Një studente ka mbetur e plagosur rëndë gjatë protestës masive që ka ndodhur në Serbi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas mediave vendase, protesta ka pasur përplasje fizike dhe një studente ka pësuar lëndime të rënda. Disa fakultete kanë dënuar këtë sulm dhe kanë kërkuar që autorët të ndëshkohen në përputhje me ligjin.

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të sjelljes së dhunshme dhe lëndimeve të rënda trupore. Protesta, e cila ishte paralajmëruar të zgjaste vetëm 24 orë, po përfundon dhe protestuesit kanë filluar të largohen në grupe të vogla.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button