Nisin punimet për “Pedonalen e Re( Llixhat)” Peshkopi.
U bëftë më e mira!

Një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor për qytetin!?
?Kryetari i Bashkisë inspektoi punimet në “Pedonalen e Re(Llixha)”, një projekt i hartuar disa vite më parë, por i mbetur në “sirtar”, derisa erdhi momenti për t’i dhënë një herë e mirë vëmendjen e duhur.?♂️??
Me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ky investim tejet i rëndësishëm, synon sistemimin e plotë të Përroit të Llixhave në segmentin nga Ura e Pazarit-Llixha dhe rikualifikimin urban të një zone me mjaft potencial zhvillimi siç është ky kënd i pasur i qytetit të Peshkopisë.??
Përfundimi i këtij investimi pas 11 muajve sipas parashikimeve që përmban kontrata, do të ketë një impakt të drejtëpërdrejtë social-ekonomik për 4400 banorët e kësaj lagjeje, dhe indirekt për 19 800 banorët e qytetit e frekuentuesit e turizmit kurativ pranë qendrës balneare.✅
#DibraqëDuam! ?
Huazuar nga Faqja e Bashkisë Dibër