Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri/ Paralajmërimi i meteorologes Tanja Porja: Do të kemi një verë të…

Muaji Qershor, ka nisur me valën e parë të të nxehtit afrikan. Meteorologia e njohur Tanja Porja, teksa flistenë “Dita Jonë”, paralajmëroi një muaj të nxehtë me temperatura të larta, që do të arrijnë deri ën 35 gradë.
Sipas saj, gjatë ditës së sotme temperatura më e lartë 32 gradë do të regjistrohet në Elbasan.
“Jo vetëm dita e sotme e gjithë kjo javë dhe java tjetër. Ka nisur qershor me valën e parë të të nxehtit nga Afrika. Temperatura nga 7-32 gjatë ditës së sotme. Diell gjatë gjithë ditës në 95% të territorit. Orët e natës dhe paraditja të kthjellëta. Termometri sot është rritur me 3 gradë. Kemi 32 gradë celsius në Elbasan”, u shpreh Porja.
Meteorologia tha se gjatë gjithë muajit qershor, do të mbizotërojnë temperaturat e larta nga 35-38 gradë.
Qarqet më të prekura sipas saj do të jenë Elbasani Berat, Fieri dhe Gjirokastra.
“Do të ketë ditë me 34-35 gradë. Deri në datën 15 termometri qëndron në grada të larta, mëngjeset sa vijnë e ngrohen. Qershori do të jetë një muaj i nxehtë. Pritet që qershori të kapë 38 gradë, por në 3 ditë të ndara, po jo ditë të njëpasnjëshme. 38-gradëshi Fier, Elbasan, Berati, ndërsa Gjirokastra me pikëpyetje. Freskohet pak në mes të qershorit dhe pastaj kthehen temperaturat e larta”.
Porja paralajmëron gjithashtu, një verë të thatë dhe me temperatura që do të kapërcejnë 40- gradëshin.
“Kjo verë do të jetë shumë e thatë. Korriku dhe gushti do ta arrijnë dhe kapërcejnë 40-gradëshin. Mungojnë reshjet deri në shtator”, tha Porja.