Aktualitet dhe Lajme

Nis sot gara ndërkombëtare e çiklizmit, Giro d’Italia, rrugët që bllokohen

Share

Starton këtë të premte (9 maj) gara ndërkombëtare e çiklizmit, Giro d’Italia.

Çiklizmi i cili nis me etapën e parë Durrës – Tiranë, ndërsa gjithçka do të jetë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, do të kthejë sytë e mbarë botës nga Shqipëria.

Për mbarëvajtjen e kësaj gare, e cila do të vijojë për tre ditë radhazi, Policia ka hartuar një plan masash, të cilat përfshijnë jo vetëm “zbritjen në terren” të 3.500 efektivëve të Policisë Rrugore e policëve bashkiakë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, por edhe ndryshimin e qarkullimit të automjeteve.

Në këtë kuadër, Policia vendosi për ditën e sotme, ndalim qarkullimi e parkimi nga ora 13:00-18:00 të segmenteve rrugore si mëposhtë:

Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
Rrugën e “Elbasanit”,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rrugën “Ali Shefqeti”;
Rrugën “Alajdin Frashëri”;
Rrugën e Rexhekrit;
Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rrugën “Sotir Çaci”;
Rrugen “Xhanfize Keko”;
Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës 📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.

Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button