Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 5 nga 290 kuti, vihen re dhe gabimet e para

Pas verifikimit të materialeve zgjedhore në 126 kuti në qarkun Durrës, ka nisur tani të rinumërohen votat për partitë dhe kandidatët.
Deri më tani, janë hapur 5 nga 290 kuti brenda vendit, ku janë vënë re dhe gabimet e para. Do të hapen gjithashtu edhe 85 kuti që i përkasin diasporës së këtij qarku.
Partisë Socialiste i shtohen dy vota, ndërsa 1 i hiqet Nismës Shqipëria Bëhet.
Në këtë qark, beteja bëhet në PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës.
Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë.
Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit, do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës.
Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime.
Zegjine Çaushi, humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit.