Aktualitet dhe Lajme

Ngjarje e rëndë në Kretë, i mituri shqiptar mbytet teksa po notonte në det (EMRI)

Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në ishullin e Kretës në Greqi ku një 6-vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur në det teksa po notonte në zonën e Arvit.

Mediat greke kanë bërë të ditur se i mituri i identifikuar si Nikolas, ndodhej me nënën e tij në shtëpinë e tyre, e cila ishte disa dhjetëra metra larg plazhit, dhe ka dashur të notojë. Të njëjtat informacione thonë se nëna e tij ka refuzuar, por djali i vogël i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka shkuar të lahet në plazh.

Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël me siguri është përfshirë nga një dallgë e fortë, dhe si pasojë është mbytur. Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve edhe aty, vogëlushi nuk ia ka dalë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button