Aktualitet dhe Lajme
Ngjarje e rëndë në Devoll, gjendet i pajetë një person në ballkonin e shtëpisë së tij
Një person është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës në Devoll. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht.
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht, Devoll, është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës, dyshohet i vetëvarur, shtetasi F. T., 63 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.