Aktualitet dhe Lajme

Ngjarje e rëndë Mirditë: 56-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën në rezervuar

Share

Mëngjesin e  sotëm rreth orës 05:55, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gëziq, Mirditë, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Për gjetjen e trupit, janë angazhuar polumbarët e Forcave Speciale RENEA, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është ve**ëmb**tur shtetasi N. N., 56-vjeç, banues në fshatin Gëziq.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari vuante nga shëndeti mendor.

Për gjetjen e trupit të 56-vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button