Aktualitet dhe Lajme

Ngjarja tronditëse në Fier/ Babai pranon se ka abuzuar me vajzën e tij: Ndodhi vetëm një herë…

Share

Ditën e sotme, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Sheqishtë në Patos të Fierit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Zamir Meta, 36-vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*k*uale me vajzën e tij 12-vjeçare.

Detaje tronditëse janë bërë publike nga ngjarja e rëndë, ku babai 36-vjeçar ka abuzuar me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe.

Sipas burimeve policore, bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura, pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve.

12-vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është p*rdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë, ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar s*k*ualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht, e mitura ndodhet në Tiranë, në Qëndrën Rehabilituese” Lilium”.

Sakaq, nëna e vajzës, duke folur për mediat është shprehur se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Gruaja 30-vjeçare ka treguar se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare dhe kishte sjellje agresive, por nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë.

Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai.

Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa.

Vajza kishte deklaruar që e kishte p*rdhunuar edhe më parë, që 5-vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button