Aktualitet dhe Lajme

Nga Roma e Italisë – Donna Dafi jep një premtim enigmatik: Do të jem atje për 10 minuta

Share

Donna Dafi, këngëtarja me famë ndërkombëtare që prej kohësh ka ndërtuar karrierën e saj artistike në Romë të Italisë, ka tërhequr sërish vëmendjen me një publikim misterioz në rrjetet sociale.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi elegante dhe tepër tërheqëse, duke shpërfaqur vetëbesim dhe një stil të rafinuar.

Në një postim në Instagram, ajo ka lënë një mesazh enigmatik që ka ndezur diskutimet mes fansave: “Do të jem atje për 10 minuta – dhe nëse vendosni të më besoni, kjo është në dorën tuaj”.

Nuk dihet saktësisht kujt i drejtohet ky premtim – por fansat e saj janë ata që po përpiqen të deshifrojnë kuptimin pas fjalëve të saj. Komentet në rrjetet sociale kanë shpërthyer, ku shumë prej tyre supozojnë se bëhet fjalë për një paralajmërim për një projekt të ri muzikor.

Fotografitë janë realizuar në qytetin e Romës, ku Donna Dafi po qëndron prej disa ditësh me ekipin e saj artistik. Burime pranë këngëtares thonë se ajo po përgatit projekte të reja muzikore, që pritet të sjellin një “boom” në skenën muzikore këtë verë.

Ndërkohë, ndjekësit e saj mbeten në pritje të mëtejshme, duke spekuluar për kuptimin e vërtetë të mesazhit – dhe pyetja mbetet: ku do të jetë Donna Dafi për ato 10 minuta misterioze?




Huazuar nga albeu.com

Back to top button