Aktualitet dhe Lajme

Nga nesër rihapet për qarkullim tuneli i Llogorasë, lidh Dukatin me Palasën në vetëm 10 minuta

Share

Nga e shtuna, 24 maj 2025, tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtruar ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e cila tha: Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.

Ky investim madhor, me gjatësi prej 5.9 kilometrash, lidh Dukatin me Palasën në vetëm 10 minuta, krahasuar me 30 minutat e mëparshme.

Për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik, kalimi do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator 2025 ndërsa theksohet se ndalohet kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button