NGA MUMBAI NË LONDËR! Trashëgimia shpirtërore e Indisë prezantohet në Britani

Në qendër të qytetit të zhurmshëm të Mumbait, tempujt, xhamitë dhe kishat lartësohen mes zhurmës së tregjeve e ndërtesave dhe bindja fetare reflektohet në një bashkëjetesë fetare të rrallë.
I njohur ndryshe si Hollywood-i dhe New York-u i Indisë fryma e Mumbait është sjellë në Londër përmes ekspozitës “Ancient India: Living Traditions” në Muzeun Britanik.
Ajo ka krijuar një vendosje unike te tyre ku vizitoret mund t’i shikojnë skulpturat dhe objektet fetare drejt e në sy, një detaj me domethënie të thellë shpirtërore për ata që i adhurojnë.
Ekspozita përfshin objekte nga Hinduizmi, Budizmi dhe Xhainizmi, dhe ndalet tek simbolika e përbashkët e tyre siç është lotusi, gjarpri apo luani që në mënyrë të natyrshme kalojnë nga një fe në tjetrën.
Gjarpri, për shembull, paraqet njëkohësisht fuqinë jetësore dhe shkatërruese të natyrës.
Në qendër të ekspozitës qëndron edhe transparenca për mënyrën se si këto objekte përfunduan në koleksionet britanike.
Disa janë marrë gjatë kohës së kolonializmit, të tjera janë dhuruar nga koleksionistë nga Azia Jugore.
Jansari insiston që historia e tyre të tregohet me të gjitha nuancat jo thjesht si histori të “mira” ose “të këqija”.
Ekspozita përfshin edhe zëra nga komunitetet që ende ndjekin këto besime.
U shmangën produktet me origjinë shtazore dhe u diskutua me kujdes për mënyrën e trajtimit të objekteve të shenjta.
Kjo ekspozitë nuk trajton vetëm artin, por shpirtin e tij. Objektet janë të shenjta dhe kjo u respektua me kujdes, thonë kuratorët.
Duke përzier ngjyrat e ndezura dhe historitë personale, “Living Traditions” dëshmon se këto fe nuk janë thjesht pjesë e të kaluarës ato janë të gjalla dhe pjesë e përditshmërisë, si në Indi, ashtu edhe në Britani.