Nga janari 2026 nis vaksinimi i djemëve kundër “HPV“. OBSH: 1 në 3 meshkuj të infektuar me virusin “Human Papiloma“

Share

Pas 5 viteve të aplikimit të vaksinës kundër HPV tek vajzat mbi moshën 13 vjeç, tashmë në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit kundër këtij virusi genital do të përfshihen edhe djemtë e moshës 13 vjeç. Vaksinimi do të nisë nga janari 2026, një hap i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe mbrojtjen e shëndetit të të rinjve.

“Që nga Janari i vitit 2026 fillojmë aplikimin e kësaj vaksine edhe ndaj meshkujve që gjatë vitit 2026 do të bëjnë 13 vjeç . Mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga HPV është që ne të aplikojmë këtë vaksinë përpara se në të biem në kontakt me këtë virus, pikërisht në moshën 13 vjeç”, tha ekspertja e ISHP-së, Rovena Daja.

Po përse është i rëndësishëm vaksinimi i djemëve nga HPV?

Të dhënat ndërkombëtare të  publikuara së fundmi edhe në revistën prestigjoze “The Lancet Global Health” tregon se 1 në 3 burra mbi moshën 15 vjeç janë të infektuar me të paktën një variant të virusit gjenital “human papilloma” (HPV) dhe 1 në 5 janë të infektuar me një ose më shumë nga variantet që njihen me rrezik të lartë ose gjenet kanceroze të HPV-së.”

“Sot në botë njihen mbi 150 mijë lloje të virsuit HPV, ku shumica prej tyre nuk janë të rrezikshëm por vetëm disa prej tyre janë të rrezikshëm. Konkretisht kemi viruset 6 dhe 11 që në 90% të rasteve janë shkaktarë të lythave gjenitalë si tek meshkujt ashtu edhe te femrat. Ndërkohe viruset 16 dhe 18 janë përgjegjës që në 70% të rasteve japin kancer të qafës së mitrës tek femrat. Por HPV është i rrezikshëm edhe tek meshkujt sepse janë ata që janë bartës, transmetues dhe shkaktarë të kancerit të organeve të traktit genital tek meshkujt ndërkohë edhe të farinksit”, shprehet Daja.

Gjatë 5 viteve të fundit 45,000 vajza të moshës 13–20 vjeç kanë aplikuar vaksinën kundër virusit HPV. 10,000 prej tyre janë vaksinuar vetëm këtë vit.

Vaksina ofrohet falas në çdo qendër shëndetësore. Është e liçensuar dhe përdoret në të gjitha vendet e botës. RTSH


Start News

Reklama
Back to top button