Aktualitet dhe Lajme

Nga Haaland te Courtois, kush janë kampionët e mëdhenj që mungojnë në Euro 2024

Share

Euro 2024 do të shohë në start shumë kampionë, nga Mbappé te Ronaldo, duke kaluar përmes Kane dhe Bellingham (sa për të përmendur disa). Por po aq, disa sepse nuk u kualifikuan (Haaland dhe Gudmundsson), disa për shkak të zgjedhjeve teknike (Rashford, Courtois dhe Grealish) e të tjerë për shkak dëmtimi (Alaba, Acerbi, De Jong dhe Koopmeiners), do të ndjekin ngjarjen në tokën gjermane para televizorit. Ky është formacioni, i rreshtuar me një 4-3-3: Courtois; James, Hummels, Acerbi, Balde; Gavi, Tonali, Odegaard; Gudmundsson, Haaland, Rashford.

Lexo më tej: Lajmi keq për Sylvinho, Italia rikuperon Barella e Frattesi: kundër Shqipërisë mungon Fagioli

Si gjithmonë, nuk kanë munguar zhgënjimet dhe polemikat, sidomos për disa zgjedhje që shkaktuan diskutime. Haaland kryeson grupin e kampionëve që nuk do të jenë në Gjermani për shkak se kombëtarja e tij nuk u kualifikua. Sulmuesi norvegjez është në shoqëri të mirë, duke filluar nga bashkëkombasi i tij Odegaard, kapiteni dhe ylli i Arsenal. Me ta edhe islandezët Gudmundsson (Genoa), suedezët Gyokeres, Isak dhe Kulusevski dhe boshnjaku Dzeko.

DËMTIMET

Dëmtimet ndikuan në zgjedhjet e disa prej teknikëve. Spalletti duhej të hiqte dorë nga Berardi, Zaniolo, Acerbi dhe Scalvini, Spanja u detyrua të linte në shtëpi Gavi dhe Balde. Franca nuk grumbulloi Lucas Hernandez dhe Nkunku. Holanda ishte gjithashtu e pafat: Zirkzee, De Roon, Botman dhe Timber e në orët e fundit humbi edhe Koopmeiners dhe Frankie De Jong. Polonia hoqi dorë nga Milik, Austria është pa Alaba, ndërsa Skocia duhet të bëjë pa Ferguson të Bolonjës.

ZGJEDHJET TEKNIKE

Trajneri i Anglisë, Southgate, megjithatë, është ai që bëri zgjedhjet teknike më të dhimbshme, edhe rezultati (fat) i bollëkut. Rashford, Grealish, Sterling, James, Chilëell, Maguire dhe Jordan Henderson nuk gjetën vend në skuadër. Në Gjermani po bëjnë bujë mungesat e Hummels, Goretzka, Adeyemi dhe Brandt. Ndërsa Danimarka nuk ka thirrur Isaksen nga Lazio dhe Lindstrom nga Napoli.

RASTI KURIOZ… I COURTOIS

Pastaj është rasti i veçantë i Courtois, i cili pati kohë për të fituar Champions League me Real Madrid, por nuk shkoi në Gjermani sepse ishte në kontradiktë me trajnerin e Belgjikës. Ka edhe nga ata që nuk marrin pjesë në Euro 2024 sepse janë të skualifikuar (Pogba dhe Tonali). Me pak fjalë, në çdo kombëtare, do të gjesh polemika…



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button