Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama mungon në delegacionin shqiptar

Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të zhvillojnë nesër Konferencën e pestë Ndërqeveritare, e cila do të shënojë hapjen e negociatave për grupkapitullin e tretë, që ka në fokus “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.
Ky grupkapitull përfshin tetë fusha të rëndësishme, përfshirë transformimin digjital dhe median, politikën ekonomike dhe monetare, shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën. Këto kapituj konsiderohen kyç për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit dhe për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.
Delegacioni shqiptar i cili kryesohet nga kryeministri Edi Rama, këtë herë do të të kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha të acquis communautaire, ndërsa Konferenca e katërt Ndërqeveritare u zhvillua më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.
Qeveria shqiptare synon që deri në fund të këtij viti të hapen edhe grupkapitujt e mbetur, ndërsa objektivi afatmesëm është përmbyllja e plotë e negociatave deri në vitin 2027, me synimin që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian në vitin 2030.