Aktualitet dhe Lajme
Në Vatikan zhvillohet mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV, mijëra besimtarë ndjekin ceremoninë

Ditën e sotme, Papa Leo XIV inaugurohet në një meshë në Sheshin e Shën Pjetri, duke shënuar kështu edhe fillimin zyrtar të papatit të tij.
Ai është zgjedhur si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në fillim të këtij muaji pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françeskut dhe një konklave dy-ditore në qytetin e Vatikanit, raporton BBC.
Papa i ri ka mbajtur meshën e tij të parë në Kapelën Sistine më 9 maj, menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava.
Ai e ka përdorur shërbimin për të bërë thirrje që Kisha Katolike të kundërshtonte mungesën e besimit dhe bëri thirrje për unitet të Kishës nga kardinalët e tij.
Leo është Papa i 267-të dhe i pari që vjen nga SHBA-ja.