Aktualitet dhe Lajme

Në Shqipëri kanë vdekur institucionet zgjedhore”, Belind Këlliçi: Ne nuk do të tërhiqemi nga kjo betejë, problemi është i shqiptarëve..

Share

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 ka folur në lidhje me protestën e opozitës që pritet të fillojë pak më vonë për zgjedhjet e 11 majit në zonën e Bulevardit të Ri. Ai tha se kryeministri Rama nuk do të gëzojë mandatin e vjedhur dhe se Partia Demokratike ka prova që zgjedhjet e 11 majit janë manipuluar.
Sipas tij ky është një problem i shqiptarëve dhe theksoi gjithashtu se në Shqipëri kanë vdekur institucionet zgjedhore dhe zgjedhjet e lira.

“Rama nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur. Partia Demokratike ka prova për manipulimin e zgjedhjeve. Ne do të solidarizojmë cilido shqiptar për vjedhjen e zgjedhjeve në 11 maj. Ky është një problem i shqiptarëve dhe mund të them se këtu kanë vdekur institucionet zgjedhore dhe zgjedhjet e lira.” tha ai.

Më tej Këlliçi shtoi se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet pasi është një betejë jetë a vdekje dhe se kreu i qeverisë i ka zhytur duart thellë në rezultatet fituese në zgjedhjet e 11 majit.

 

“Ne nuk do të tërhiqemi nga kjo betejë pasi është një betejë jetë a vdekje. Rama i zhyti duart aq thellë sa mori atë rezultat.” përfundoi Këlliçi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button