Aktualitet dhe Lajme

“Në këto poste duhen vetëm b***thëlëpirës”, analistët debatojnë për kandidatët për drejtues të BKH-së

Share

Analistët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatuan për kandidatët që kaluan njërën fazë të konkurrimit për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ndërsa Mentor Nazarko u shpreh se SHBA-të nuk janë të përfshira si më parë në këtë proces, dhe Andi Tela tha se ky është një rast për të bërë karrierë, Andi Bushati u përgjigj në këto poste janë njerëz vetëm që bëhen bythëlëpirës ndaj pushtetit.

Debati

Nazarko: Bushati thotë se këto institucione të reja nuk kanë pavarësi, nuk kanë autonomi. SHBA-të nuk janë të përfshira sa ç’kanë qenë më përpara, kur u themeluan këto institucione. Kjo më bën përshtypje. A do të shfaqern publikisht apo në një mënyrë tjetër në një pjesë më të avancuar të procesit, kjo mbetet për t’u parë.

Bushati: Ti do të ishe që të shfaqeshin?

Nazarko: Sigurisht.

Bushati: E ndritën deri tani.

Nazarko: Unë jam me qasje paternaliste. Unë nuk e shpall rrezikun anglo-amerikan, rrezikun Rama, t’i shpall njëherësh.

Bushati: Përtej batutës. Pra deri tani ata e kanë qarë.

Nazarko: Unë jam me tezën e përparimit relativ. Këto institucione të sistemit të drejtësisë edhe te burimet njerëzore janë përparim relativ me atë që ka qenë parpara.

Tela: Posti është i lakmueshëm dhe 7 persona mendojnë karrierën në radhë të parë. Mund ta kenë pasion punën e hetuesit. Këtu mund të ketë disa siguri nga partnerët nga BE dhe SHBA. E vetmja gjë që ngre dilemi janë tre prokurorët që do të dejtojnë procesin, Dumani, Kraja dhe Dibra. Këta do të zgjedhin një dhe KLP do të jetë noteri, apo do të kenë të drejtën ta rezuzojnë.

Bushati: Andi përmendi në fund KLP. I kemi në përgjimet e Veliajt. Që ata janë njerëzit tanë, i kemi ne në dorë. Dumani s’po bën gjë vetë jo të zgjedhë një njeri të ndriçuar.

Njerëz që konkurojnë në këto institucione janë katandisur të jenë vetëm buthëlëpirës. Është si në profesionin tonë që e ka pasion t ëpunojë te TOP-i dhe Klani. Do të punosh si bythëlëpirës.

Tela: Po sikur të punojë te BIRN-i?

Bushati: SPAK-un ti e di aq të pavarur sa BIRN-i.

Tela: SPAK-u ka 20 prokurorë, 15 mund të jenë bythëlëpirës siç thua ti, por janë disa që duan ta bëjnë me ndershmëri, siç janë 50-60 hetuesit dhe mes tyre janë nja 10 që do të bëjnë punën me ndershmëri. Në ndryshim nga të gjithë institucionet e tjera të këtij shteti.

Bushati: Kjo pra është ajo që them unë idiotë të dobishëm që kanë akoma shpresë te SPAK-u. Unë besoj se të shpresosh sot se një njeri me integritet që do të marrë kryeministrin në pyetje etj ne japim një pasqyrë të shtrembëruar të realitetit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button