Aktualitet dhe Lajme

Në kërkim nga SPAK, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në ortakëri me kompaninë e Nadir Çaushollit

Share

Në operacionin e fundit të SPAK, “URA” dhe autoriteteve italiane, një prej grupeve të goditura është ai i drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, i cili akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës. Ndaj tij është lëshuar fletëarrest si dhe i është sekuestruar edhe kompania “Port side”.

Por, nga verifikimi i bërë i aktiviteteve tregtare, ky nuk është i vetmi biznes që Doçi zotëron. Ai gjithashtu është pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, e cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit.

Kompania që zotëron hotelin quhet “Rock of Kavaja” Shpk me NIPT: M41922504K, ndërkohë që sipas regjistrit tê QKB, kompania “Eldemar Construction” nuk është pronari i vetëm i hotelit. Sipas dokumenteve zyrtare të QKB (shih foto më poshtë), kompania “CFO PHARMA” e Nadir Çaushollit, objekti i së cilës i shënjestër e një sulmi me armë zjarri me 19 Mars të këtij viti, është aksionere me 60% të aksioneve në këtë aktivitet, ndërkohë që kompania e Elvis Doçit posedon 40% të aksioneve.

Leja e dhënë për hotelin e përbashkët të Elvis Doçit dhe Nadir Çaushollit është firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit e cila drejtohet nga kryeministri, Edi Rama. /albeu.com/




Huazuar nga albeu.com

Back to top button