Aktualitet dhe Lajme

“Në dy vitet që vijnë Shqipëria pjesë e BE”, eksperti i integrimit europian për deklaratën e Macron: Kurrë s’kam lexuar diçka kaq pozitive për Shqipërinë

Share

Eksperti i integrimit europian, Shenoll Muharremi, ka analizuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron për Shqipërinë. Në një postim në Facebook ai shkruan se “kurrë nuk ka lexuar diçka kaq pozitive për Ballkanin”.

“25 vjet jam aktivisht me agjendën Europiane. Kurrë skam lexu kështu diçka, kaq pozitive për një vend nga Ballkani! Bravo Shqipëri ????????????????

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shqipëria të jetë pjesë e Evropës. Ky vend është qartë një pikë hyrëse e Ballkanit Perëndimor dhe, më gjerë, një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Evropë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk e them këtë sepse Rama është miku im, por sepse ai ka sjellë rezultate.

Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Jeni të sigurt se ne, si Europë, do të japim rezultatet e pritura, së bashku me Gjermaninë, për të realizuar këtë axhendë. Prandaj, ju lutem, investoni në Shqipëri dhe në Evropë”, tha Macron për pjesëmarrësit në këtë forum”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button