Aktualitet dhe Lajme

Ndryshime rrënjësore në sistemin zgjedhor në Mbretërinë e Bashkuar, e drejta e votës do të fillojë në moshën 16 vjeç

Share

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë një reformë të re në sistemin zgjedhor, duke planifikuar uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç të gjithë vendin. Kjo reformë harmonizon moshën e votimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi Skocia dhe Uellsi tashmë kishin miratuar rregullore të ngjashme për zgjedhjet lokale.

Ky vendim përmbush një nga qëllimet kryesore të Partisë Laburiste ku synohej forcimi i barazisë dhe i përfshirjes së të rinjve në procesin zgjedhor e demokratik, të cilët janë të punësuar apo shërbejnë në focat e armatosura vendase, por deri më tani nuk kanë pasur të drejtë vote.

Paketa reformuese përfshin gjithashtu një kalim gradual drejt një sistemi më të automatizuar të regjistrimit të votuesve, duke reduktuar nevojën për dorëzimin e të dhënave në mënyrë të përsëritur në shërbime të ndryshme shtetërore.

“Për një kohë të gjatë, besimi i qytetarëve në demokracinë tonë është gërryer. Me këto masa po shembim pengesat dhe po nxisim përfshirjen, duke mbështetur planin tonë për ndryshim dhe duke përmbushur premtimin për të dhënë të drejtën e votës 16-vjeçarëve”, deklaroi zëvendëskryeministrja Angela Rayner.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button