Ndërron jetë Artan Lame/ E ëma prek me fjalët: M`u shua shpresa që m`u ngjall dje, më premtoi se do kthehej

Paraditen e sotme, ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ka ndërruar jetë! Lajmin tashmë e ka konfirmuar nëna e tij, Diana Lame, e cila ka postuar në rrjetet sociale “Facebook”.
Në postimin e saj, Diana Lame, shkruan se i biri ka ndërruar jetë. Por ka shtuar se për detajet e varrimit do të ndajë një njoftim të dytë, pasi trupi i 58-vjeçarit të mbërrijë në atdhe nga Gjermania.
Diana Lame: Te nderuar shoke , miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit , djalit tim te dashur Artan Lame. Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire , jam i qete por po perqendrohem te Muzeu”. Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste. Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme.
Ish-kreu i Kadastrës ka ndërruar jetë në Mynih të Gjermanisë, pasi kishte pësuar një ishemi një muaj më parë. Disa ditë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër, e cila e çoi në koma cerebrale, por ishte ende në jetë. Mesa duket, jeta e tij ka pushtuar së rrahuri gjatë paradites së sotme.