Aktualitet dhe Lajme
Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital

Policia e Sarandës ka publikuar njoftimin lidhur me rrethanat e vdekjes së gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.
Uniformat blu bëjnë me dije se sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, Artur Zheji, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë Sarandë/Infomacion paraprak
Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.