Aktualitet dhe Lajme

Ndarja nga Fedez – Chiara Ferragni gjen dashurinë e re

Share

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me një postim në Instagram.

Fotoja e parë e çiftit është publikuar pikërisht në Ibiza, aty ku një vit më parë kishte nisur romanca e tyre.

Që nga fillimi, ata janë ndjekur nga paparacët në pushime në Saint Moritz e Romë, duke u shfaqur të buzëqeshur, por ekspozimi i tepërt nuk është pritur mirë nga familja e Proveras, gjë që solli aludime për kriza dhe një ndarje të mundshme.

Madje, Giovanni u fotografua me ish-bashkëshorten, ndërsa Chiara dukej më e fokusuar në karrierë.

Megjithatë, në qershor ata u panë sërish bashkë në një fundjavë romantike në liqenin e Comos, dhe fotot e publikuara fshehurazi konfirmuan ribashkimin.

Në gusht, të rikthyer në Ibiza, vendi i fillimit të historisë së tyre, Ferragni dhe Provera vendosën ta bënin publike lidhjen me foton e parë zyrtare si çift.

Kjo vjen pas ndarjes nga Fedez, me të cilin Chiara ka qenë e martuar dhe ka dy fëmijë.

Pas muajsh të mbushur me thashetheme, polemika dhe vëmendje të madhe mediatike, influencerja duket se ka gjetur një fillim të ri në jetën e saj private pranë Giovanni Tronchetti Proveras.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button