PërditshmëriPersonalitete

Natasha Koleci( Hoxhvogli). Per të tjerët edukatore Natasha.

Share

Shkrim nga  Jonida Koleci

Nëna ime Natasha Koleci( Hoxhvogli). Per të tjerët edukatore Natasha.
E intenuar 2 herë ne të njejtin qytet. Kur u martua 16 vjec me babin tim Liman ne 1966. Ishte vajzë e qytetit te Tiranes dhe kur erdhi ne Peshkopi gjeti shumë tradita të ndryshme, por u ambjentua menjehere sepse gjeti ngrohtësi dhe respekt. Ne 1979 babai im u arrestua ne emer te popullit nga diktatura komuniste dhe u dënua me 10 vjet burg ne Spac. Nëna ime ngeli me 3 fëmij por nuk iu perul asnje vështersie. Ishte edukatore ne Dobrov dhe menduan ta internojnë si edukatore ne fshatin Trenë dhe Grevë, sipas atyre që komandonin si komunista fanatikë ishte një denim shumë i rreptë dhe i merituar. Por nuk e kuptuan që i bën nderin më të madh dhe gjithmon na thoshte: jam me fat që me sollën në këtë fshat me KARAKTER. Punoi 10 vjet dhe shumicën e viteve e bënte në këmbë me kolegët e saj, ne vecanti me mësuese Ulvie Vranicin. Fshati i Trenës e mbajti afër dhe e respektoi, por edhe ajo ka kujtime te vecanta dhe me respekt per JU kujton me Mall.


Tani jeton ne Itali prej 30 vjetesh pran 4 fëmijve të saj me plot niper.
Deshira e saj është që një dite te viziton Trenën dhe Grevën.
Ju përshëndet me Mall dhe respekt.

Back to top button