Aktualitet dhe Lajme

“Mustaqet e Gjuzit, e vetmja gjë madhështore”/ Berisha i përgjigjet Ramës me batuta: Ku je o Kujtim, jepja se çmendet pas atyre

Share

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi koalicionin: “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku në fjalën e tij tha se ky koalicion është pritur me gëzim nga mbarë shqiptarët.

Berisha: Ky koalicion nis garën elektorale përballë një narkoregjimi, i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me krimin dhe korrupsionin. Ky koalicion nis garën elektorale me një epërsi të jashtëzakonshme elektorale.

Prej dy muajsh, PD dhe aleatët e saj kanë bërë fushatën elektorale më të suksesshme të tyre jashtë vendit.

Angazhimi i PD dhe aleatëve të saj në fushatë elektorale me shqiptarët jashtë vendit ka provuar, ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre. Ka provuar një entuziazëm dhe vendosmëri të paparë nga shqiptarët nga 1990 deri më sot. Me të drejtë unë dhe ju do ta quajmë 2025 vitin e diasporës.

E meritojnë plotësisht. Ai reagimi i tyre i fuqishëm. Ai entuziazmi i jashtëzakonshëm, ajo vendosmëri e madhe për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar opozitën është dëshmi e një dashurie të paprekur të tyre ndaj Shqipërisë demokratike.

PD dhe aleatët nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë, padrionon e narko shtetit dhe bandat e tij.

Para shqiptarëve shkojmë kokë ulur dhe b

Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, por është absolutisht ëndrra më e bukur e ditës dhe jo e natës e cdo shqiptari.

Çfarë paraqet pala tjetër, paraqet hardhucë, bretkosa, zhapa dhe tani i kanë ngelur në gojë….Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua. Ti kujtim se unë e ti e njohim nga ana psikologjike dhe ja di arsyet pse e ka atë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button